Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar polemikën e tij në distancë me ata që ai i etiketon si “mercenarë”. Në një reagim të dytë brenda pak orësh, Abdixhiku ka theksuar se kundërpërgjigjet e ardhura ndaj statusit të tij të parë, vetëm sa kanë vërtetuar akuzat e ngritura prej tij.
Pa përmendur emra të përveçëm, kreu i LDK-së ka përdorur shprehjen popullore “u vetëlajmëruan ata me mizë mbas veshi”.










