Abdixhiku s’e përjashton votën e LDK-së për presidenten Osmani

Lumir Abdixhiku ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës në këtë fazë të diskutimeve për çështjen e presidentit nuk ka qëndrime refuzuese ndaj asnjë kandidati potencial, e “aq më pak ndaj znj. [Vjosa] Osmani”.

Këto deklarime, kryetari i LDK-së i bëri të hënën pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në të cilin dy liderët diskutuan për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Pasi njoftoi se diskutimet me Kurtin rezultuan të passuksesshme, lideri i Lidhjes Demokratike tha se asnjëherë nuk është deklaruar kundër Osmani presidente.

“Ne kemi thënë që s’kemi qëndrim për emra të përveçëm, por s’kemi thënë asnjëherë që kemi apo s’kemi votë për zonjën Osmani”, tha ai dhe vazhdoi: “Natyrisht që jemi takuar [me Osmanin]”.

Abdixhiku tha se do të ta diskutojë çështjen e emrave brenda grupit parlamentar të LDK-së.

“Në këtë fazë nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj znj. Osmani”, tha ai. /Paparaci.com