Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ditën e sotme ka takuar të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, duke theksuar se gjatë këtyre ditëve, ai ka takuar edhe ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me ambasadorin e Francës, Olivier Guérot, si dhe ka pasur një drekë pune me ambasadorin gjerman, Rainer Rudolph.
Në këto takime, siç ka njoftuar Abdixhiku, është diskutuar për sfidat me të cilat po përballet Kosova, zhvillimet aktuale politike dhe qëndrimet e LDK-së ndaj tyre.
‘’ Rëndësi të veçantë gjatë bisedave tona iu kushtua Zgjedhjeve Nacionale të 28 dhjetorit si dhe vizionin politik tonin pas zgjedhjeve’’, ka shkruar ai.
Në postimin e tij, i pari i LDK’së ka deklaruar se ai ka theksuar përkushtimin e kësaj partie për të garantuar stabilitet institucional dhe për të shtyrë përpara zhvillimin ekonomik të vendit, dhe po ashtu, përkushtimin e LDK-së për ecje euroatlantike me aleat, shkruan Gazeta Express.
Postimi:
Gjatë këtyre ditëve kam takuar ambasadorët përkatësisht të ngarkuarën me punë të SHBA , Mbretërisë së Bashkuar
, Francës
dhe Gjermanisë
.
Sot, mirëprita të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, ndërsa gjatë javës zhvillova takime edhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me ambasadorin e Francës, Olivier Guérot, si dhe pata një drekë pune me ambasadorin gjerman, Rainer Rudolph.
Gjatë këtyre takimeve diskutuam për sfidat me të cilat po përballet Kosova, zhvillimet aktuale politike dhe qëndrimet e LDK-së ndaj tyre. Rëndësi të veçantë gjatë bisedave tona iu kushtua Zgjedhjeve Nacionale të 28 dhjetorit si dhe vizionin politik tonin pas zgjedhjeve.
Theksova përkushtimin e LDK-së për të garantuar stabilitet institucional dhe për të shtyrë përpara zhvillimin ekonomik të vendit; dhe mbi të gjitha ritheksova përkushtimin e LDK-së për ecje euroatlantike me aleat.
Po ashtu vura në pah se lista e LDK-së përfaqëson profesionistë të dëshmuar, njerëz të përkushtuar e punëtorë të palodhur, të cilët mbi gjithçka e duan Kosovën dhe punojnë me zemër për të.
Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca i kanë dhënë Kosovës në çdo etapë shtetformuese. Nënvizova se partneriteti ynë i qëndrueshëm me këto vende mike mbetet themelor për të ardhmen demokratike dhe orientimin euroatlantik të Republikës sonë.
LDK mbetet garancë thelbësore e një rrugëtimintë tillë.











