Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shpalosur 15 pikat e Qeverisë së Unitetit.
Ky propozim vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si zgjidhje për të dalë nga ngërçi politik që ka kapluar vendin që nga 15 prilli i këtij viti, pasi nuk po arrihet formimi i institucioneve, transmeton klankosova.tv.
Lidhur me formimin e Qeverisë së Tranzicionit, Abdxhiku tha se në krye të saj duhet të jetë dikush që ka unitet.
“Kryetarët e partive duhet të përjashtojnë vetën nga zgjedhja në krye të qeverisë”, u shpreh ai.
Sakaq, ai thotë se ka parë vullnet politik nga ish-opozita për të krijuar një qeveri tranzicioni, derisa tha se është partia e parë ajo që refuzon themelimin e saj.
“Partia e parë insiston se vendit i duhet opozita”, tha ai.
The post Abdixhiku për Qeverinë e Tranzicionit: Në krye do të ketë udhëheqës unifikues appeared first on Kosovapost.net.