Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në Rubikon të Klan Kosovës, foli për aktakuzën e ngritur ndaj Rozeta Hajdarit për rezervat shtetërore.
Sipas të parit të kësaj partie, ky është vetëm njëri nga skandalet e tyre dhe se Vetëvendosje është e rrezikshme për Republikën e Kosovës.
“Për secilin njeri që ka qenë i përfshirë në këtë skandal, në prekjen e rezervave shtetërore ka qenë gjë e pritshme dhe për më tepër e vulosur se si VV sillej në komisionin hetimor, i cili nuk arriti të funksionalizohet në plotni. E këta janë të rrezikshëm për Republikën e Kosovës. Ky është vetëm njëri prej skandaleve të tyre. Sepse ka shumë skandale të tyre. Ne kemi shpërfaqur edhe kontratat sekret. Kjo ka qenë formë bazike e një korrupsioni qeveritar”, tha Abdixhiku.
Tutje ai shtoi se “besoj se drejtësia do të ketë guxim të trajtojë këtë rast dhe rastet e tjera”.










