Abdixhiku: Pas vizitës te baca Rifat, nisem te takimi për caktimin e datës së zgjedhjeve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kofnirmuar ftesën e presidentes në largim për takim në orën 13:00.

Takimi konsultativ i presidentes në largim Vjosa Osmani dhe përfaqësuesve të subjekteve politike pritet të nxjerrë datën e zgjedhjeve të reja.

Lideri i LDK-së tha sot nga Prekazi, ku po qëndron për vizitë në nderim të të rënëve të familjes Jashari në Përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, se do të jetë në takim në orën 13:00.

“Shumë shkurt meqenëse jemi në një ditë shumë të jashtëzakonshme: po, kemi takim në ora 13:00 – nga këtu pas vizitës te Baci Rifat në Kullë atëherë do të shkojmë te takimi i presidentes për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme”, tha Abdixhiku.

Ai po ashtu paralajmëroi adresim para mediave pas takimit me presidenten në Prishtinë.