Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është prononcuar pas takimit që ka zhvilluar ai me liderët e tjerë me presidenten Vjosa Osmani për ngërçin e krijuar në kuvend, shkruan Gazeta Express.
AI ka thënë se partitë kanë qëndruar në pozicionet e tyre, dhe se nuk ka pasur zgjidhje eventuale për bllokadën e krijuar.
I pari i LDK-së ka thënë edhe se nga takimi i sotëm ai ka parë se as brengë e as urgjencë që ta zgjidh situatën aktuale.
‘‘Atëherë sot patëm konsultativ të thirrur nga presidentja, pas secilit takimi kryesisht partitë politike qëndruan në pozicionet e tyre paraprake. Që tregon se nuk ka ndonjë zgjidhje eventual për ngërçin politik dhe nuk ka as iniciativë që do ta zhbllokojë gjendjen e tanishme. Dhe kjo është për keqardhje, sepse gjendja e tanishme 16 herë përsëritje, një muaj vonesë edhe mesë paku iniciativë nga partia e parë që ka 48 deputetë nënkupton që nuk ka as brengë e besa siç e pash në takim as urgjencë që kjo çështje të zgjidhet sa më parë. Gjithsesi në këtë takim e kam elaboruar idenë e qeverisë së unitetit’’, ka thënë ai, /GazetaExpress