Pas më shumë se katër orësh ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në një konferencë për media ka dalë zëdhënësi i partisë, Besian Mustafa që ka njoftuar se kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku jep dorëheqjen në Kuvendin e partisë më 31 janar.
“Pati një diskutim gati 4 orë, i hapur dhe demokratik, duke shtjerrë debatin në secilën pikë të mundshme. Kuvendi do të mbahet më 31 janar, ku kryetari Abdixhiku do të ofrojë dorëheqjen e tij. Kryetari i partisë do të kërkojë votë të votëbesimit, do vendoset për kërkesën e tij. Neni 27 i statutit të LDK-se, e thotë qe e ka këtë mundësi”, tha Mustafa.










