,

Abdixhiku Kurtit: Njerëzit e vetëm që flasin për rrëzimin e Qeverisë janë në kabinetin tënd

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se duhet të kesh një hall të madh të ushqesh këtë krizë të grevës.

Ai ka thënë se për LDK-në përgjegjës i vetëm është kryeministri.

Abdixhiku ka thënë se kryeministrit i takon të dialogojë, flasë e dëgjojë edhe me ata që s’pajtohet.

Ka shtuar se sot të gjithë kanë nevojë për kompromis që fëmijët të kthehen në shkolla.

“Të dhënat në vend tregojnë se 40 mijë qytetarë e kanë lëshuar Kosovën gjatë qeverisjes së tij të parë e 60 mijë në mandatin e dytë. Kosova nuk ka qeveri. Në vend të gjetjes së zgjidhjes ne dëgjojmë narracione e konspiracion të qeverisë. Kjo është gjuhë e paaftësisë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë që Kurti duhet të lirohet nga paranojat e argatëve të Serbisë, armiqve të padukshëm e rrëzimit të Qeverisë.

“Dy vitet e para i ke kaluar më 14 shkurt, e dy të tjera me frikën që po rrëzohesh. Në fakt njerëzit e vetëm që flasin për rrëzimin e Qeverisë janë te ti në kabinet”, ka thënë ai./Fokusi.info/

Related Posts