Me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me të për të diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën.
Gjatë takimit, Abdixhiku është informuar ppër iniciativën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për themelimin e Bordit të Paqes.
Kreu i LDK-së thotë se ka shprehur mbështetjen e plotë për këtë iniciativë, duke theksuar se forcimi i paqes, i aleancave strategjike, në veçanti me SHBA-të, si dhe rritja e rolit ndërkombëtar të Kosovës, duhet të jenë prioritete kyçe.










