Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar shkurtimisht pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.
Abixhiku ka thënë se nuk është caktuar datë zyrtare për zgjedhjet, megjithatë është shprehur i gatshëm për zgjedhje.
“Diskutime zyrtare për datën e zgjedhjeve. Kurdo që Presidenti e vlerëson, për afatin kushtetues rregullt brenda parashikimeve kushtetuese”, tha Abdixhiku.
Ndërsa Ramush Haradinaj përmendi 5, 12 dhe 19 prillin si data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve.










