Abdixhiku i drejtohet Kurtit: Figurë tragjiko-komike si Don Kishoti, jeton në një botë që e ki krijuar vetë- Sheh veç kundërshtarë

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në kuvend gjatë fjalës së tij, e ka krahasuar liderin e VV’së Albin Kurtin, me Don Kishotin, duke thënë se si ky i fundit, edhe Kurti ‘’zgjohet çdo ditë në një botë që e ka krijuar vetë’’.

Ai ka thënë edhe se Kurti, në këtë botë, ‘’sheh dhe krijon veç kundërshtarë’’.

‘‘Sot dua t’i drejtohem kësaj salle me një pamje të thjeshtë por ironkisht dhe fatkeqësisht shumë domethënëse për realitetin politik tonin, atë të Don Kishotit, si metaforë politike, sepse për fat të keq shteti ynë, ka një kohë që po udhëhiqet jo nga arsyeja, por nga një realitet paralel që e sheh vetëm një njeri politik në vend, Albin Kurti. Për ju të pushteti që bërtisni teksa sa flasim ne këtu, që leximin se keni pasur as dëshirë as qellim, Don Kishoti është një nga personazhet më të famshme të letërsisë  botërore, figurë komplekse, tragjike, idealiste, dhe shpeshherë dhe thellësisht komike. Pra një figurë tragjiko-komike. Sikurse Don Kishoti, edhe Albin Kurti, zgjohet çdo ditë, çdo mëngjes, në një botë që e ka krijuar vetë. Në atë botë Kurti i VV’së, sheh dhe krijon veç kundërshtarë”, ka thënë ai mes tjerash.