Abazi: Kurti është toksik, askush s’do me e prekë veç ata servilët

Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit ish-deputet i Vetëvendosjes, ka thënë se Albin Kurti, zëvendës i të cilit ishte dikur, është “njeriu më toksik i mundshëm”.

Këto deklarata, ai i ka bërë në “Dpt te Fidani”, ku u shpreh se Kurti nuk mund të kthehet në partner i opozitës pasi nuk kishin marrëdhënie fare për katër vite.

“Asnjë propozim i opozitës për 4 vite nuk ka kalu, nuk mundesh me u kthy në partner kur të duhen partnerët. Në demokraci është një marrëdhënie që kultivohet. Më shumë se gjithçka është aspekti i orientimit të Kosovës, izolimi i plotë, vendimet që e kanë orientu për 4 vite, Kurti sot është njeriu më toksik i mundshëm, që s’do me e prekë kërkush…Askush nuk do me prekë. I qëndrojnë njerëzit afër, ata që janë të dëgjueshëm, servil, që kanë shumë pikëpyetje për angazhimin e tyre në politikë…” – tha ai.