Abazi: Furrtarët të mos abuzojnë me çmimin e bukës

Bankieri Milazim Abazi, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se vendosja e taksës prej 100 për qind në produktet që prodhohen në Serbi duhet të ketë një përkrahje gjithëpopullore, përfshirë edhe ata që mund të kenë pasoja ekonomike apo ata që janë mësuar me produktet serbe.
“Edhe furrtarët duhet ta përkrahin, jo vetëm duke mos blerë miellin serb, por duhet që të kujdesen që të mos ta shfrytëzojnë situatën dhe të abuzojnë me çmimin e bukës duke e rritur atë për shkak të ndalimit të miellit serb.
Vetëm nëse taksa prej 100 për qind ka mbështetje të të gjithë kosovarëve, atëherë mund të thuhet se jemi të vendosur për sakrificë për të bërë shtetin”, theksoi ai.