Abazi e quan “palaço” Kurtin: Jemi veç 1.8 milion, duhet me qenë të përgatitur

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti.

Ai ka thënë se duhet të ketë Kosova kujdes nga ndryshimet gjeopolitike radikale që po ndodhin nëpër botë.

Në “Pressing” ka thënë se Kosova nuk ka fuqi t’iu bëjë ballë vendimeve radikale ndërkombëtare.

“Neve jo që duhet me na frikësu, por me na bë qe me qenë të përgatitur që çdo lloj formulimi i fjalive që thotë palaçoja kryeministër duhet me qenë aq të kujdesshëm se jemi 1.8 milion, edhe e dyta nuk kemi asnjë lloj fuqie me i bë ballë vendimeve radikale që ndodhin në arenën ndërkombëtare”.