AAK thërret konferencë për media në ora 16:00, flet Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ftuar konferencë për media në ora 16:00.

Në konferencë do të flet Ramush Haradinaj, ndërsa arsyeja e konferencës nuk është bërë e ditur.

Njoftimi:

Të nderuara media,

Ju njoftojmë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, do të mbajë konferencë për media sot, në selinë qendrore të AAK-së në Prishtinë, me fillim nga ora 16:00.

Ftoheni ta ndiqni këtë ngjarje.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës