Ka përfunduar mbledhja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Pas kësaj para mediave është deklaruar nënkryetari i kësaj partie, Ardian Gjini.
Gjini tha se në Këshillin Drejtues janë pro që kryetari i partisë, Ramush Haradinaj të kandidojë për president të Kosovës.
Madje ai tha se nuk ka ndonjë lloj krize në mes koalicionit qeverisës, pavarësisht deklarimeve apo mendimeve të ndryshme që kanë lidhur me dialogun.
“Për shkak se edhe nëse s’do të ketë konfirmim të aktakuzës për Thaçin, që të gjithë shpresojmë që të mos konfirmohet. Prapë se prapë për disa muaj, 4 apo 5 do të duhet të hyjmë në proces të zgjedhjes së presidentit dhe AAK mendon se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje. Për shkak se s’do të mund të arrijmë të zgjedhim atë, kështu që shpresojmë që partitë do të arrijnë të gjejnë rrugën për zgjedhjen e presidentit të ri. Ka thirrje në Këshillin Drejtues që kryetari Haradinaj të jetë kandidat për president, këtë do ta shqyrtojmë ne, kryetari Haradinaj,por pse jo edhe me partitë tjera. Rrumbullaksimi i asaj që diskutuam sot është që të gjendet rrugë të mos shkojmë në zgjedhje, nëse jo atëherë detyrimisht duhet të shkojmë në zgjedhje. Kjo është një përmbledhje e asaj çfarë u diskutua në mbledhjen e AAK-së”, tha Gjini, shkruan Indeksonline.
Gjithashtu ai tha se janë qartësuar disa pozicione të AAK-së, si dhe kritikat e AAK-së dhe Haradinajt për modelin e dialogut.
“Këto kritika nuk nënkuptojnë mos-mbështetje për qeverinë, edhe nuk nënkuptojnë prishje të koalicionit. Pra kjo duhet të jetë e qartë, ne çfarë mendojmë ne për dialogun. Pra nuk nënkupton largim të partnerëve qeverisës. Më siguri se do të ketë ende bisedimeve e dini se kryeministri Hoti është në vetiozlim për shkak të virusit, urojmë që shpejtë të kthehet e të diskutohet edhe për dialog, mesazhet tona dhe të Haradinajt janë të qarta”, tha ai.