Sekretari i Përgjithshëm i AAk-së Muharrem Nitaj pas takimit të partive politike me Glauk Konjufcën ka thënë se është tejët i komplikuar procesi i krijimit të qeverisë.
Sipas Nitajt deri tani nuk ka shenja se VV`ja i ka siguruar numrat e nevojshëm për krijimin e qeverisë.
“Gjithçka mbetet e hapur për opozitën, e cila si e bashkuar, e ka shumicën, sado që formulë njëkohësisht e komplikuar edhe kjo.Duket që edhe konstituimi i Kuvendit do të jetë një veprim, po ashtu i komplikuar”, ka thënë ai nëpërmjet një deklarate që i ëhstë shpërndarë mediave.
Sipas AAK-së, në mbledhjen e sotme me Kryetarin e Kuvendit, u tha se sipas Rregullores, Kuvendi konsiderohet i konstatuar pasi që të zgjidhen Kryetari dhe pesë nënkryetarët, përfshirë edhe dy nënkryetarët nga radhët e pakicës serbe dhe komuniteteve të tjera jo shumicë.
Nitaj vlerëson se sipas kësaj logjike, është e mundur që konstituimi i Kuvendit të jetë në dorën e Listës Serbe.
“Krejt po duket se dikush po punon që të bëhet llugë e vendi të shkojë prapë në zgjedhje!”, tha ai