Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sërish do të shkojë edhe nesër në seancën e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka pohuar se do të votojnë kundër sërish.
“Ne ende u qëndrojmë pas qëndrimeve që i kemi pasë do të shkojmë në seancë, por do të votojmë kundër sërish”, ka thënë Kadrijaj për Klankosova.tv.
Më 29 prill, Kuvendi i Kosovës e pati tentativën e tetë për konstituimin e Kuvendit – Albulena Haxhiu nuk i mori votat për kryeparlamentare për të gjashtën herë.
Lëvizja Vetëvendosje po ngul këmbë në kandidaturën e saj, ndërkohë që partitë opozitare po refuzojnë t’i japin votën. Ato kërkojnë një emër konsensual – ashtu siç dikur kishte kërkuar edhe Albin Kurti në kohën e PAN-it