Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po e keqpërdor Kryeministrinë me aranzhimin e takimeve me parti politike aty.
Kurti dje priti në Qeveria deputetët e zgjedhur nga partitë e komuniteteve joshumicë për të diskutuar nëse ata do t’ia japin votën për formimin e qeverisë.
Xhemaili ka theksuar se zyra e Kryeministrit është institucion shtetëror dhe jo mjet për pazare politike.
“Kryeministër në detyrë, takimet me komunitete mbaji në zyrë të partisë. Kryeministria nuk është pazar, asnjë parti e as individ nuk është mbi shtetin. Zyra e Kryeministrit është për me qeverisë shtetin, e ke zyrën e partisë për koalicione,” ka deklaruar ai.
Dje jo të gjithë deputetët e zgjedhur të komuniteve joshumicë ia konfirmuar votën Kurtit. Për definimin e kësaj çështje, takimet u paralajmëruan se do të vazhdojn.