Aelanca për Adhmërinë e Kosoës, ka thënë se nuk do të mbajë qëndrim bllokues në procesin e konsituimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Këtë e kanë bërë në një kundërpërgjijge ndaj politikanes serbe Rada Trajkoviq, e cila sot deklraoi se AAK-ja dhe Lista Serbe, kanë bashkëpunuar për të zgjedhur deputetë që më pas do t’iu bëhet presion për ta zgjedhur presidentin.
“Aleanca nuk do të mbajë qëndrim bllokues në procesin e konstituimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.Deklaratat e znj. Trajkoviq se gjoja AAK paska ndikuar në zgjedhjen e deputetëve minoritarë me qëllim të “kurdisjes” së zgjedhjes së Presidentit, janë gënjeshtër e kulluar, por edhe cinike e qesharake”, thuhet në reagimin e AAK-së.
Partia e Ramush Haradinajt, thotë se kjo nuk është hera e parë që Trajkoviq dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes me deklarata pompoze, duke e quatur akuzën e saj si të tepërt.
“Problemet që komuniteti i saj i ka brenda llojit, nuk duhet t’i adresojë dhe të hedh fajësinë tek të tjerët, e më së paku te një organizatë e dëshmuar për transparencë e konsistencë në tërë historinë e saj politike. Që nga nominimi i kryetarit Ramush Haradinaj si kandidat për President të Republikës, secili veprim i AAK-së në realizimin e këtij qëllimi, që ne e konsiderojmë të nevojshëm për Kosovën, ekuilibrin e pushtetit dhe ruajtjen e demokracisë, ka qenë plotësisht transparent dhe i njohur për qytetarët!”, thueht në reagim./Fokusi.info/