AAK-ja në tre muajt e parë të 2025-së i shpenzoi afër 68 mijë euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e partive politike për tremujorin e parë të 2025-së, pra për muajt janar, shkurt dhe mars.

Nga partitë politike që e kryen raportin është edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për këta tre muaj ky subjekt politik, shpenzoi 67 mijë e 754 euro.

AAK-ja shpenzimet më të mëdha i pati në paga me 44 mijë e 425 euro, në janar u shpenzuan 17 mijë e 558 euro dhe në mars 26 mijë e 866 euro.

Në kategorinë “Shërbimet e telekomunikimit” u shpenzuan 11 mijë e 286 euro, në janar u shkuan 5 mijë e 619 euro, në shkurt 5 mijë e 295 dhe në mars shkuan 371 euro.

E “Shpenzime pa kategori” i patën 9 mijë e 582 euro, në janar 21 euro e 50 cent, në shkur 4 euro dhe në mars 9 mijë e 557 euro.

Për të parë shpenzimet e plota të AAK-së klikoni këtu.