Lëvizja Vetëvendosje duket se është tejet e interesuar ta vonojë sa më shumë shpalljen e rezultateve të 9 shkurtit.
Njeriu i afërt me Vetëvendosjen në KQZ, Besnik Buzhala, ka rekomanduar rinumërimin e votave të pavlefshme nga diaspora pas ankesës së partisë së Kurtit, mëson Demokracia.com.
PZAP e ka miratuar këtë ankesë të VV-së dhe i ka rekomanduar Sekretariatit të KQZ-së që të numërohen përsëri votat e pavlefshme të ardhura me postë nga diaspora.
Demokracia.com ka siguruar rekomandimin e Sekretariatit të KQZ-së.
KQZ në mbledhjen e sotme do ta shqyrtojë këtë dhe pritet të rekomandojë rinumërimin e votave të pavlefshme të ardhura me postë nga diaspora. /Demokracia.com/