A po negociojnë me Nismën, Kusari- Lila: Deri tani nuk ka pajtueshmëri nga ana e tyre për votë pozitive

Deputetja e zgjedhur Mimoza Kusari- Lila sot nga gazetarët është pyetur nëse po negociojnë me Nismën për votimin e Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.

Ajo tha se deri tani nuk ka pajtueshmëri nga tre deputetët e Nismës për votë pozitive.

“Votimi në kuvend është publik, ju po e përcjellni, po e shihni qëndrimin e Nismës. Deri në këtë moment nuk ka pajtueshmëri nga ana e tyre për votë pozitive siç e keni parë dhe siç është votë e deklaruar e tre deputetëve të Nismës”, tha ajo. /GazetaExpress/