Kandidatja për shefe të parlamentit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu është deklaruar pas dështimit të seancës së 37-të me radhë në pëprjekje për ta konsittuar Kuvendin e Kosovës.
Ajo tha se opozita me mungesën e vullnetit për të konstituuar Kuvendin e Kosovës, opozita po e zgjat mandatin e qeverisë Kurti.
“Ne në mars kemi përmbyllur mandatin tonë dhe jemi qeveri në detyrë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të konstitutohet Kuvendi në mënyrë që pastaj të fillojnë afatet për zgjedhjen e qeverisë”, deklaroi Haxhiu, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, e pyetur se a mund ta bëjë një propozim tjetër, VV-ja rreth postit të shefit të Kuvendit, ajo theksoi se “opozita nuk po lejonn të shkohet tek propozimi i radhës”.
“Sa herë të flisni për propozimin e Vetëvendosjes, ta merrni përgjigjen nga Lëvizja Vetëvendosje. Ajo e ka dhënë propozimin e saj dhe në këtë drejtim ne nuk po flasim më për emrin, po flasim për Komisionin për votimin e fshehtë. Kushedi, ndoshta Vetëvendosja do ta ketë një qëndrim tjetër”, shtoi ajo
The post A mund të ketë propozim tjetër për kryeparlamentar – ja si përgjigjet Haxhiu appeared first on Kosovapost.net.