Milani vazhdon fitoret, duke mposhtur Lecce 1-0 dhe arritur 20 ndeshje radhazi pa humbje në Serie A, duke u ngjitur në vendin e dytë, vetëm 3 pikë pas Interit. Po deri ku mund të shkojë skuadra e Massimiliano Allegrit?
Alessandro Costacurta, ish-mbrojtës i Milanit, në studiot e “Sky Sport”, apelon për kujdes: “Milani duhet të vazhdojë të shikojë pas vetes…, Allegri ka të drejtë. Nëse disa lojtarë rrisin nivelin dhe cilësinë, mund të synojnë më lart”.
Ai specifikon: “Referencën e kam për Leao, ai mund të bëjë hapin e madh dhe atëherë Milani mund ta sfidojë Interin, që është përpara”.
Pra, sipas Costacurta, sukses i Milanit në garën për titull është i mundur, por lidhet kryesisht me performancën dhe rritjen e Rafael Leao, ndërsa skuadra duhet të tregojë kujdes dhe fokus.
The post A mund të fitojë Milani titullin e Seria A? Costacurta: Nëse Leao e rrit nivelin, po appeared first on Telesport.









