A kanë filluar njerëzit e KM Kurti të hyjnë në tregun e energjisë? Kjo është përgjigja e ZRrE?

Të premten, më 30.05.2025 u bë e ditur se kompania MDA, e themeluar nga Luan Dalipi, shef i stafit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka aplikuar për licencë të furnizuesit me energji elektrike në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.

Kjo kompani, tanimë udhëhiqet nga vëllai i Luanit, Driton Dalipi.

Për këtë çështje, Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të ZRRE-së u pyet në KallxoPërnime.

Ai thotë se kushdo që i plotëson kriteret ligjore mund të pajiset me licencë dhe se aplikimi i MDA-së është ende te stafi i ZRrE-së dhe nuk ka shkuar në bord.

“Secili prej aplikuesve që i plotëson kërkesat, i publikojmë aplikantët dhe të licencuarit” – thotë Fejzullahu.