A ka votuar dy herë ky militant i Vetëvendosjes në zgjedhjet e 9 shkurtit?

Më 9 shkurt në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe të drejtën e votës e kishin edhe shqiptarët e Kosovës që jetojnë në diasporë, raporton Demokracia.com.

“Po votojmë nga cepi i Londrës”, shkroi aktivisti i VV-së në një postim në facebook dhe postoi fotografi.

Të njëjtën ditë, ai publikoi një foto ku shihet duke ardhur me avion nga Londra në Kosovë.

“Pritna se tu ardhë jem, cep më cep”, ka shkruar ai në Facebook, duke aluduar se ishte duke ardhur për të votuar.

Megjithatë, nëse ai ka votuar dy herë apo jo, këtë mund ta verifikojë vetëm KQZ-ja dhe nëse do të ishte kështu, ky rast do të përbënte një vepër penale. /Demokracia.com/