A ka votë LDK për Qeverinë Kurti? Haziri: Na i kanë kontaktu deputetët, kolegët kanë tregu

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, u shpreh i bindur se gjithë deputetët e LDK-së do të reagojnë njëjtë, karshi “gjahut” që mund t’u bëhet për formimin e qeverisë së re.

I pyetur në Pressing në T7 se a ka gjasa që dikush nga deputetët me kalu andej (nga qeveria), me votë? Haziri tha: “Ne e kemi dëshmu që nuk ndodhë te na, jemi unik, ndërtojmë politika të përbashkëta, debatojmë brenda edhe në fund reagojmë bashkë”.

“Neve na kanë kontaktu deputetët, deputetët tanë na kanë njoftu kolegialisht…Kanë tregu dhe kanë diskutu brenda subjektit tonë edhe për oferta edhe për ndërmjetësuesit…Nuk ka pas më situata të reja gjatë gjithë verës, tani meqë kemi një datë – sot 10 ditë që duhet me dalë me kabinet qeveritar e LDK do të reagojë njejtë. Jam i bindur që 20 deputetë do të reagojnë njejtë”, përfundoi Haziri.