“A ka marrëveshje?” – Kurti pa përgjigje kur pyetet për takimin me Limajn

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka dhënë detaje nëse ka arritur ndonjë marrëveshje me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn.

I pyetur nga gazetari i Klan Kosova, Flamur Gajtani, nëse ka ndonjë marrëveshje me Nismën, Kurti nuk e hapi gojën fare.

Njëjtë veproi edhe kur u pyet nëse do të kthehet votimi i hapur.