Zhvillime të reja kanë ndodhur pas ngjarjeve në veri, dhe operacionit të Policisë së Kosovës në atë pjesë.
Mediat serbe kanë raportuar se automjetet ushtarake serbe janë në gatishmëri dhe të njëjtat kanë filluar lëvizjet në territorin e Kralevës, transmeton lajmi.net.
Po sipas këtyre raportimeve, këto automjete janë plotë me ushtarë dhe mjete luftarake.
Gjithashtu, raportohet se aeroplanë ushtarakë serbë kanë flutuar nga Novi Pazari në zonën e sigurisë.
E nëse ka pasur lëvizje të aeroplanëve ushtarakë serbë afër kufirit me Kosovën, lajmi.net ka pyetur në Policinë e Kosovës.
Ismet Hashani nga Policia e Gjilanit ka thënë se nuk kanë pasur informacione të tilla, dhe nëse dikush ka raportuar për një gjë të tillë, ajo ka qenë dezinformatë.
Ndërkohë, në një konferencë të përbashkët për media nga Prokuroria dhe Policia është bërë e ditur se gjatë këtij aksioni janë arrestuar gjithësej 19 zyrtarë policorë.