A kishte faj Uli Hoeness, që Bayern dështoi për blerjen e Florian Wirtz? Në Gjermani ka disa që mendojnë se po, ka disa që mendojnë se jo.
Michael Reschke, ish-drejtor sportiv i bavarezëve, ka dhënë një mendim sesi funksiononin gjërat kur ai punonte në Mynih.
“Hoeness dhe Rummenigge ishin njerëzit kryesorë që kishin kontaktet e tyre për transferimet. Nuk ishte puna e tyre të dinin tregun e lojtarëve, patjetër. Nëse u prezantoje një ide dhe një plan biznesi, duke shtuar video dhe raporte, ata të mbështesnin. Nuk ishin kurrë pengesë”.
“Hoeness u përfshi për Wirtz, por ishte diçka me kuptim. Ai ka karizëm, njihte babain e lojtarit. Fakti që nuk funksionoi nuk do të thotë gjë. Mbaj mend kur transferuam Kimmich dhe Coman. Hoeness dhe Rummenigge nuk i njihnin, por prezantimi në mbledhje i bindi”.
The post A ka faj Uli Hoeness që Bayern humbi futbollistin më të mirë gjerman, Florian Wirtz? appeared first on Telesport.