Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka deklaruar se ende nuk e kanë të përfunduar përcaktimin e vijës kufitare me Kosovën, sa i përket marrëveshjes së arritur për Demarkacionin.
Sipas tij, kjo do të bëhet kur të formohet një komision dhe të dyja palët flasin haptas me njëra tjetrën, njofton Klan Kosova.
I pyetur t’i komentojë deklaratat e homologut të tij kosovar Ramush Haradinajt se ”Çakorri i takon Kosovës”, kryeministri malazez Markoviq ka thënë prapë se ”të dy palët duhet të jenë reale me njëra-tjetrën”.
Nga ana e tij, kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka mundur të thotë siç thotë shpesh se ”Çakorri i takon Kosovës”.
Ai u pajtua me homologun e tij, Dushko Markoviq, se çështja e Demarkacionit duhet të zgjidhet në një mënyrë të bashkëpunimit dhe mirëbesimit mes dy shteteve, njofton Klan Kosova.