A është pajtuar Fero me Arbenitën? Këto lëvizje flsin shumë…

Lëvizje të reja janë vërejtur në profilin e Instagramit të Fero. Reperi ka publikuar fillimisht një fotografi nga Dubai, ndërsa më pas ka ndarë një tjetër imazh nga Shkupi. Postimet kanë tërhequr vëmendje për shkak të lidhjes së mundshme me zhvillimet në jetën e tij personale.

Dihet se ish-partnerja e tij, Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë, e viziton shpesh Dubain, ndërkohë që është me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Këto detaje kanë bërë që lëvizjet e fundit të Feron të shihen në një kontekst më të gjerë, duke nxitur interes për një mundësi takimi mes tyre, shkruan “Kosovarja”.

Gjithashtu, është kuptuar se Fero ka takuar të bijën gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, nuk ka konfirmime zyrtare për një rikthim të mundshëm mes tij dhe Arbenitës. Situata mbetet e paqartë, ndërsa zhvillimet e fundit kanë lënë hapësirë për interpretime të ndryshme.