A është e vërtetë që problemi mes VV dhe Osmanit lidhet me përfaqësimin jashtë vendit?, Murati i shmanget pyetjes, fajëson sërish opozitën

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ftuar në Pressing në T7 i është shmangur pyetjes së moderatorit të emisionit, gazetarit Leonard Kerqukit, se nëse problemi  mes Vjosa Osmanit dhe Vetëvendosjes lidhet me përfaqësimin e Osmanit jashtë vendit.

Në anën tjetër, Murati ka kritikuar opozitën duke thënë se partitë opozitare ‘’nuk kanë qenë të interesuar me zgjedh presidentin’’.

‘’Megjithatë votat e fshehta nuk i ka askush të sigurta, as të hapura si kemi pas ne për vete, për Albin Kurtin s’kanë qenë votat e hapura, megjithëse kishte premtime, dakordime gjithandej, në fund nuk realizoheshin, 56 kanë qenë. Në kuti edhe më pak, votat e fshehta edhe më pak janë të sigurta. Ne kemi thanë që mund t’i sigurojmë nënshkrimet për kandidaturë. Partitë opozitare që nuk kanë qenë të interesuar pavarësisht kush kish qenë kandidat, nuk kanë qenë të interesuar me zgjedh presidentin, kanë qenë të interesuar me shku në zgjedhje, qysh e pamë edhe sot. S’po pret as tetë orë me u bë, po shpallet një dekret antikushtetues, po thirren partitë politike me u mbledh me shpall datëne  zgjedhjeve’’, ka thënë ai.