A është De Bruyne si Eriksen apo Fabregas? Conte dhe talenti i pastër nuk shkojnë gjithmonë krah për krah…

Pas humbjes ndaj Milanit, në kampin e Napolit ka ngjallur debat sjellja e Kevin De Bruyne në momentin kur Conte e zëvendësoi me Elmas. Belgu reagoi me një gjest të lehtë të dorës, që menjëherë tërhoqi vëmendje. Deklarata e teknikut salentin e bëri çështjen edhe më të nxehtë: “Shpresoj të ishte i pakënaqur për rezultatin, sepse nëse bëhet fjalë për diçka tjetër, atëherë ka gjetur personin e gabuar”.

Fjalë të forta, që sollën ndër mend precedentët mes Contes dhe lojtarëve të mëdhenj e të talentuar. Rasti i parë i njohur ishte ai i Cesc Fabregas te Chelsea. Spanjolli qëndroi gjatë në pankinë para se marrëdhënia të përmirësohej dhe të sillte sukses. Në Itali, më i freskët është kapitulli me Christian Eriksen tek Interi. Mesfushori danez nuk u bë kurrë pjesë thelbësore e planeve të Contes.

Kulmi u arrit më 21 gusht 2020 në finalen e “Europa League”, kur preferoi Gagliardini titullar dhe e futi Eriksen vetëm në minutën e 78-të. Së fundi, Conte ka pranuar se është bërë më fleksibël taktikisht për t’u përshtatur me lojtarë të cilësisë së lartë. Te Napoli shpresojnë që ky të mos mbetet vetëm një premtim… A do të arrijë De Bruyne të bëhet pika e fortë e Contes, apo historia rrezikon të përsëritet?

The post A është De Bruyne si Eriksen apo Fabregas? Conte dhe talenti i pastër nuk shkojnë gjithmonë krah për krah… appeared first on Telesport.