Anxhelina Hadergjonaj, vajza e këngëtares së njohur shqiptare Albërie Hadërgjonaj, po jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndonëse nuk është aktive në muzikë, ajo vijon të mbetet një figurë shumë e komentuar në rrjetet sociale.
Me një stil të veçantë, elegancë dhe një prezencë që tërheq vëmendjen në çdo postim, Anxhelina ka krijuar një identitet të sajin në botën e modës.
Edhe pse muzika nuk është në fokusin e saj aktual, fansat shpesh shprehen se presin rikthimin e saj në skenë, duke kujtuar se Anxhelina ka trashëguar jo vetëm bukurinë por edhe talentin artistik të nënës së saj.