“A e urren Kurti Kosovën?”, Kajtazi: Ai po e varfëron vendin – zgjidhja e vetme është ikja

Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur lidhur me gjendjen ekonomike në vend dhe drejtimin që po merr Kosova nën qeverisjen e Albin Kurtit.

Ai parashikoi një të ardhme të zymtë për bizneset, punëtorët dhe shoqërinë në përgjithësi, duke thënë se gjendja po përkeqësohet çdo ditë.

“Parashikimi është për një ardhme të zymtë, bizneset mund të falimentojnë, punëtorët mund të mbesin pa punë, ekonomia do të dëmtohet, njerëzit do të jetojnë më të varfër. Mundësia e vetme është ikja nga Kosova”, tha Kajtazi në “VV Show”.

Ai tha se këto pasoja janë rezultat i qeverisjes katërvjeçare të Albin Kurtit, i cili sipas tij, ka ardhur në pushtet me premtime tërësisht të ndryshme.

“Këto po ndodhin në këtë katërvjeçar të Albin Kurtit i cili ka ardh në pushtet me premtime tjera. Një pjesë e tyre që na shikojnë ata që na shikojnë mendojnë që ne kemi problem personal me Albin Kurtin. Jo bre, pesë pare nuk i jap për ta”, u shpreh Kajtazi.

Gazetari Kajtazi ngriti edhe një pyetje për qëllimet e Kurtit:

“Kur i analizon këto dhe i merr të vërteta, pse i bën ky njeri këto. Mos e urren vendin e vet? Duhesh me urrejt shumë vendin tan me ia shkaktu këto pasoja dhe këtë po e bën Albin Kurti dhe tashmë po e njohim çfarë është”.