Hakan Calhanoglu dhe Interi, një lidhje vërtet e veçantë, që ndoshta është drejt përfundimit. Turku, që mbërriti katër vite më parë nga Milani si lojtar i lirë, krijoi menjëherë një lidhje shumë të fortë me tifozët dhe ambientin zikaltër, por tani, pas largimit të Simone Inzaghit, ekziston rreziku që rrugët të ndahen.
Nga Turqia ka ardhur lajmi për një thirrje të mundshme që numri 20 iu ka drejtuar drejtuesve zikaltër, përmes së cilës ka kërkuar të shitet te Galatasaray. Këto janë fjalët që thuhet se ka thënë 31-vjeçari:
“Erdha tek Interi falas në vitin 2021, kur lashë Milanin. Dhashë më të mirën time për katër vite, por tani dua ta vazhdoj karrierën time te Galata. Do të doja që klubi të tregonte mirënjohjen e duhur, duke më lënë të kthehem në shtëpi”.
Kjo nuk është e gjitha, sepse mesfushori i lindur më 1994, i cili u largua nga Shtetet e Bashkuara pasi ekzaminimet treguan një shqetësim në muskujt soleo të këmbës së djathtë, është parë në një dasmë në Stamboll.
Ajo që i shqetëson edhe më shumë tifozët e Interit është përgjigjja që ai i dha një gazetari të “Le Marca Sports”, i cili e pyeti nëse do të shkonte te Galatasaray: “Të shpresojmë”. Me pak fjalë, historia mes Calhanoglu dhe zikaltërve duket se ka mbërritur vërtet në fund.
The post “A do të vish te Galatasaray?” Përgjigjja e Calhanoglu shqetëson Interin: “Të shpresojmë…” appeared first on Telesport.