A do të ndëshkohet Bastoni për simulim? Mbrojtësi kuqezi ia hedh paq, ja çfarë thotë Kodi i Drejtësisë Sportive

Inter fitoi mbrëmë 3-2 ndaj Juventusit në “San Siro”, në një ndeshje tejet emocionuese. Një nga momentet më të rëndësishme ishte edhe ndëshkimi me karton të verdhë për herë të dytë të Pierre Kalulu, gjatë një kontakti me Alessandro Bastonin, por që në fakt ishte një simulim i pastër nga mbrojtësi zikaltër.

Por, a duhet të dënohet Bastoni për këtë simulim? Siç shpjegohet në nenin 61 të Kodit të Drejtësisë Sportive (Codice di Giustizia Sportiva), gjyqtari është në gjendje të shqyrtojë pamjet televizive për incidente të sjelljes josportive në katër rrethana të ndryshme.

1- Simulimi që çon në dhënien e një penalltie në favor të ekipit, lojtari i së cilës simuloi
2- Simulimi që rezulton në përjashtimin direkt të një lojtari kundërshtar
3- Shënimi i një goli duke e prekur qëllimisht topin me dorë
4- Parandalimi i një goli duke e prekur qëllimisht topin me dorë

Meqenëse Kalulu u përjashtua për një shkelje të dytë të ndëshkueshme me karton të verdhë dhe jo me karton direkt, akti i sjelljes josportive i Bastonit nuk bën pjesë në asnjë nga kategoritë e mësipërme dhe për këtë arsye nuk do t’i paraqitet gjyqtarit sportiv për shqyrtim. Kjo do të thotë që nuk do të ketë pezullim apo ndëshkim për mbrojtësin zikaltër.

The post A do të ndëshkohet Bastoni për simulim? Mbrojtësi kuqezi ia hedh paq, ja çfarë thotë Kodi i Drejtësisë Sportive appeared first on Telesport.