Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ekipi i tij aktualisht ndodhen në aeroportin e Bullgarisë në Sofje. Nga aty në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Sofje dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Haradinaj po bën përpjekje për të gjetur një zgjidhje të sigurtë për t’u kthyer në vend.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës Donjeta Gashi. Ajo tha se janë mobilizuar të gjitha instancat shtetërore që përcjellja e kosovarëve të bëhet në mënyrë të organizuar dhe të sigurt, duke e parë gjendjen në terren.
“Kemi ateru në Sofje dhe Kryeministri është angazhu dhe vazhdimisht është në kontakt bashkë me ambasadën e Kosovës në Sofje dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë që t’u bëhet zgjidhje të gjithë udhëtarëve për me arritë në Prishtinë. I gjithë stafi i ambasadës është në aeroport dhe stafi i Ministrisë së Jashtme bullgare”, tha Gashi për “Gazeta Blic”.
Ajo tutje ka theksuar se po bëhet çmos që të gjendjet një zgjidhje e shpejtë.
“Përpjekjet janë që me u gjetë zgjidhja më e sigurtë për njerëzit”, tha kjo zëdhënëse e qeverisë, duke shtuar se “gjasat janë të mëdha që rrugëtimi të bëhet me autobus, marrë parasyshë kushtet atmosferike.”
I pari i ekzekutivit ishte në Londër për takimin e BERZH-it me kryeministrat e rajonit.
Ndërkaq, nesër në ora 10:00 do të vazhdojë seanca e jashtëzakonshme nga ora 10:00.
Ky është njoftimi i Kuvendit të Kosovës:
Sot gjatë ditës është thënë se aktualisht janë vetëm 78 deputetë “për” marrëveshjen e Demarkacionit, vota këto të pamjaftueshme për ratifikim në Kuvend të kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare.
Kurse, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe kanë theksuar se nuk do ta votojnë këtë projektligj.
Pra, nevojiten edhe 2 vota, në mënyrë që Kuvendi i Kosovës ta ratifikoj këtë marrëveshjeje.
Mirëpo, a do të mund të mbërrijë kryeministri Haradinaj nesër për këtë mbledhje aq të rëndësishme, në të cilën pritet që të votohet Demarkacioni./Fokusi.info/