A do te ketë rinumerim të plotë në nivel vendi – Flasin nga KQZ

Rinumërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka zbardhur manipulime me vota që shkojnë deri në mbi 4 mijë vota për një kandidat të vetëm, shkruan Periskopi.

Më herët në media u raportua se e gjithë Kosova pritet të hyjë në proces rinumërimi të votave për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

 

 

Lidhur me këtë për Periskopin ka folur zëdhënësi i KQZ’së Valmir Elezi.

Elezi tha për Periskopin se rinumërimi i plotë do të përfshijë 10 komuna, ndërkaq në 28 të tjera do të rinumërohen vetëm nga 10% e vendvotimeve të tyre.

 

 

“Sipas vendimit të KQZ-së, i datës 13 janar 2026, rinumërimi i plotë do të përfshijë 10 komuna, ndërkaq në 28 të tjera do të rinumërohen vetëm nga 10% e vendvotimeve të tyre. Varësisht nga gjetjet gjatë rinumërimit në këto 28 komuna, KQZ mund të marrë vendim të ri për rinumërim të vendvotimeve të tjera. Aktualisht, KQZ nuk ka marrë ndonjë vendim tjetër.”, u shpreh ai.

Ndryshe devijimet më të mëdha në vota deri më tash kanë rezultuar në Prizren, ku më e prekura është Partia Demokratike e Kosovës.

Derisa Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka bërë të ditur se Prokuroria ka nisur veprime konkrete pas evidentimit të parregullsive serioze gjatë rinumërimit të votave në këtë rajon./Periskopi/