A do të hapet ambasada e Kosovës në Jerusalem të hënën, flasin nga Ministria e Jashtme e Izraelit

Pas vendimit për njohje nga ana e Izraelit, çështja më e debatueshme mbetet se ku do të vendoset ambasada e Kosovës.

Mediat izraelite kanë njoftuar se ekziston mundësi që pas Çekisë, ditën e hënë edhe Kosova ta hapë ambasadën në Jerusalem.

Mirëpo Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit në një përgjigje elektronike për RTV Dukagjinin ka thënë se ende nuk ka ndonjë datë për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“Nuk mund të konfirmojmë informacionin sepse ai nuk është i saktë. Data e hapjes së ambasadës nuk ende është caktuar”.

Politologu Avdi Smajlaj thotë se e rëndësishme është që Kosova tashmë ka marrë njohjen nga Izraeli.

“Më e rëndësishme për Kosovën në raport me Izraelin është njohja që ka ardhur. Në kuadër të kësaj njohje Kosova ka marrë edhe disa obligime që lidhen me vendosjen e ambasadës. Mirëpo kjo gjë ka sjellë reagimin e BE-së dhe shteteve tjera”.

Ndërsa profesori universitar Afrim Hoti thotë se tashmë Kosova ka dhënë një zotim për ambasadën dhe këtë zotim duhet ta përmbushë.

Paralajmërimi i Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem ka sjellë reagimin e BE-së, Turqisë dhe disa vendeve arabe.

Në prag të ditës së zgjedhjeve për rundin e dytë në Prizren, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të strukturave dhe mbështetësve të saj, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK. “Nesër është dita vendimtare për ta dëshmuar angazhimin tonë në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK, dhe për ta mbështetur z. Totaj për kryetar të Prizrenit,” thuhet në njoftimin e LDK-së. Subjekti ka kërkuar nga të gjitha strukturat që të jenë të pranishme dhe aktive gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve. “Ju lusim që gjatë ditës së nesërme të aktivizoheni maksimalisht, të kontaktoni kryesitë e nëndegëve dhe përkrahësit tanë, dhe të sigurohemi që çdo votë e jona të jetë e pranishme dhe e numëruar,” theksohet në njoftim. Në fund, LDK ka përcjellë një mesazh të qartë për unitet dhe bashkëpunim: “Ky është momenti për angazhim dhe për fitore të përbashkët. Fitore✌️”