Menu Close

Publikohen pamjet e arrestimit të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt (Video)

Janë publikuar pamjet nga arrestimi i Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në fshatin Vitomiricë të Pejës. Pamjet janë publikuar nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), ndërsa arrestimi i të dyshuarit është konfirmuar edhe zyrtarisht nga Policia e Kosovës.

Sylaj, i cili ishte në kërkim nga Policia e Kosovës, u arrestua mbrëmë, më 27 tetor, rreth orës 23:40, në Deçan, pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore.

Ai dyshohet se më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës, ka vrarë kunatën e tij, Arlinda Zekajn.

Sipas Policisë së Kosovës, lokalizimi dhe arrestimi i të dyshuarit u bë i mundur falë veprimeve të njësive policore dhe bashkëpunimit me qytetarët.

Policia ka bërë të ditur se veprimet e mëtejme procedurale do të zhvillohen në koordinim me organet kompetente të drejtësisë.

Ndërkohë, pamjet e publikuara tregojnë momentin e arrestimit të të dyshuarit:

 

Related Posts