Futbollisti i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka asistuar në golin e fitores së ekipit të tij Huddersfield në ndeshjen ndaj Charltonit në Championshipin anglez.
Ai arriti në minutat shtesë të gjente për mrekulli të lirë Matty Dalyn që realizoi për 0 – 1 si mysafirë të Charltonit.
Pas 21 xhirove në garën e rangut të dytë në Angli, Huddersfieldi i Hadërgjonajt ka grumbulluar 21 pikë dhe është i 19-i nga 24 ekipe garuese.