Pas 15 orësh, nxirren të gjallë dy persona nga rrënojat në Thumanë

Pas 15 orësh janë nxjerrë gjallë nga rrënojat dy persona në Thumanë.

Gazetarja Glidona Daci raporton nga Thumana se një grua e identifikuar si Lindita Cara u nxorr e gjallë pak minuta më parë, ndërsa është përcjellë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Po ashtu pritet që nga momenti në moment të dalë personi i dytë, i cili është një mashkull që është shpëtuar nga forcat e shpëtim-kërkimit. Një prej ekspertëve nga autoritetet greke ka zbritur nën rrënoja i ka dhënë atij ndihëm e parë duke e fashuar dhe duke i dhënë edhe serum.

Operacioni për të shpëtuar këtë të fundit ka zgjatur rreth 3 orë pasi ndodhej në një zonë mjaft të vështirë nën rrënoja.

Sipas banorëve të zonës, personi që është duke u nxjerrë dyshohet se është djali i gruas që u shpëtua më herët.

Sakaq, ekipet vazhdojnë të kërkojnë, pasi dyshohet se edhe një person tjetër nën rrënoja, edhe ky i gjallë./abcnews.al