Pas 11 orë rezistence, Policia e Kosovës e nxjerr të gjallë 16 vjeçarin e ngelur në rrënoja (VIDEO)

Një mrekulli në mes të tragjedisë ka ndodhur para pak minutave në Shqipëri.

Pas 11 orësh rezistencë, 16 vjeçari Ramë Lala është shpëtuar duke u nxjerrë nga rrënojat ku kishte ngelur si pasojë e shembjes së banesës te Këneta nga tërmeti.

Pas shpëtimi 16 vjeçari është transportuar për ndihmë në spital, kurse që në momentin që u nxorrë nga aty, ai kërkoi nënën e tij.

”Ku është mami?”, u shpreh ai plotë frikë.

https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/videos/430807624497819/