Lacazette e shpëton Arsenalin nga humbja me një gol në minutën e 96-të

Arsenali ka shpëtuar nga humbja në fund të ndeshjes, ashtu si ndoshta Unai Emery nga shkarkimi – të paktën tani për tani.

Në xhiron e 13 në Premierligë, Arsenali ka shpëtuar nga humbja me një gol të vonshëm, në minutën e 96-të.

Ishte sulmuesi Alexandre Lacazette ai që shënoi për 2-2, duke ia siguruar një pikë Arsenalit nga kjo ndeshje dhe duke e shpëtuar nga turpërimi.

https://twitter.com/D9INE_Arsenal/status/1198284201298034688

Alexandre Lacazette shënoi edhe golin tjetër për Arsenalin, në minutën e 19-të, që gjithashtu ishte për barazim 1-1, derisa për Southamptonin, që dy herë kaloi në epërsi, por nuk arritën të ruajnë rezultatin, shënuan Ward-Prowse dhe Dany Ings.

Pas kësaj fitore, Arsenali ka shkuar në kuotën e 17 pikëve dhe është ngjitur në pozitën e tetë në renditjen e Premierligës./Express