Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në Shtime, ku një veturë ka goditur një këmbësore.
Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Shtime, ku drejtuesi i automjetit nga pakujdesia ka goditur këmbësoren.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se rasti është duke u hetuar.