Vajza nga Rahoveci synon të kthehet në vendlindje dhe të fillojë biznesin e saj.
Të rinjtë e Kosovës në vende të ndryshme të botës po arrijnë suksese të mëdha kështu duke i bërë të gjithë krenar me arritjet e tyre.
Në mesin e tyre është edhe Elona Morina nga Rahoveci e cila fal përkushtimit të madh gjatë studimeve arriti që të zgjedhet si studentja më e mirë e huaj në Universitetin Teknik të Ingolstadt-it në Gjermani (Techniche Hochschule Ingolstadt).
Përveç studimeve të saj, Elona Morina ka kaluar disa semestra si tutore e matematikës, shkruan rtv21.tv.